Sociale Më shumë

Çifti nga Kosova i kthen pronarit portofolin e humbur

Prej tvteuta15:38, 14 Gusht 2017

Një çift i panjohur nga Kosova ka konfirmuar se ndershmëria akoma nuk ëashtë zhdukur. Banori i Ulqinit, pronari i mishtores pranë tregu të gjelbërt Tino Lamoja,ditën e djeshme ishte duke pirë një kafe me mikun e tij kur në një lokal aty afër i kishte rënë portofoli me 3700 euro brenda.

Ai këtë nuk e kishte vërejtur por më vonë portofoli u gjet nga një çift nga Kosova të cilët atë ia dorëzuan pronarit të kafenesë i cili lajmëroi të zotin e portofolit.Ky i fundit  për gazetën “Vijesti” shprehu keqardhje që nuk kishte arritur të mësonte identitetin e çiftit, pasi ata ishin larguar nga lokali.

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio