Aktuale Më shumë

ÇIFTI MBRETËRORË QENDROI  NË MAL TË ZI

Prej tvteuta15:55, 18 Mars 2016

Çifti mbretërorë, Princi Çarls dhe dukesha Kamilla qendruan sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ç’rast në mënyrë solemne në Cetinë i priti Kryetari i Mait të Zi Filip Vujanoviq  me bashkëshorten Svetllana Vujanoviq.  Ata  gjatë vizitës u njoftuan me një pjesë të traditës malazeze dhe morën pjesë në festivalin e ushqimit dhe pijës të organizuar në Cetinë, me ç’rast u takuan edhe me Ministrin e Turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq, Ministrin e bujqësisë Petar Ivanoviq, dhe me qytetarët prezent.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi çifti mbretërëorë u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit Ranko Krivokapiq dhe Kryeministrin Millo Gjukanoviq.

  • 1

    Radio