Aktuale Më shumë

Chiesa lojtari më i mirë i Italisë për vitin 2021

Prej tvteuta15:53, 30 Dhjetor 2021

Frederico Chiesa e ka fituar çmimin “Pallone Azzurro” si lojtari më i mirë i Italisë i vitit 2021, pasi ndihmoi Përfaqësuesen ta fitojë “Euro 2020”.

Për më të mirin e Italisë kanë votuar mbi tetë mijë veta në një sondazh të Federatës së Futbollit të Italisë që ishte hapur nga 14 deri më 30 dhjetor.

Sulmuesi i Juventusit fitoi 46 % të votave, duke mposhtur garën me Nicolo Barllan që fitoi 20 % dhe Leonardo Spinazzolan me 14 %.

Chiesa 24-vjeçar ka luajtur 37 ndeshje për përfaqësuesen italiane të futbollit, duke shënuar katër gola. Ai ka kontribuar edhe me shtatë asistime. Emrat e tjerë në listën e ngushtë ishin Gianluigi Donnarumma dhe Lorenzo Insigne. Nuk ka munguar edhe votimi për lojtaren më të mirë, të cilën e fitoi Christina Girelli.

  • 1

    Radio