Aktuale Më shumë

Championsi me teknologji të re, kamera për pozitë jashtë loje

Prej tvteuta16:22, 4 Gusht 2022

Liga e Kampionëve do të përdorë një sistem të bazuar në kamera për të gjykuar vendimet për pozitë jashtë loje në fazën e grupeve duke filluar nga muaji i ardhshëm, tha UEFA të mërkurën.

Teknologjia “Semi-Automated Offside”, e cila u miratua gjithashtu muajin e kaluar nga FIFA për Kupën e Botës në Katar, përdor kamera të shumta për të gjurmuar më saktë gjymtyrët e lojtarëve dhe pikën kur bëhet një pasim kyç.

Teknologjia premton vendime më të shpejta dhe më të sakta në pozicion jashtë loje sesa që merren aktualisht me sistemin VAR.

UEFA tha se do të përdorë sistemin e ri të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërmjet Real Madrid dhe Eintracht Frankfurtit që luhet në Helsniki.

Reali është fitues i Championsit kurse Frankfurti triumfoi në Ligën e Evropës sezonin e shkuar.

Testimi i këtij sistemi do të bëhet përpara debutimit të tij në Champions më 6 shtator.

Sistemi u testua në Kampionatin Evropian të femrave që përfundoi të dielën në Angli dhe në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

“UEFA është vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve të reja teknologjike për të përmirësuar lojën dhe për të mbështetur punën e gjyqtarëve”, tha në një deklaratë shefi i arbitrave Roberto Rosetti.

  • 1

    Radio