Aktuale Më shumë

Çfarë do të bëhet me maturën eksterne? Ministria dhe Qendra e Provimeve me qëndrime të ndryshme

Prej tvteuta17:47, 4 Qershor 2023

Komisioni për vlerësimin e provimit të maturës eksterne në gjuhët amtare njoftoi se nuk ka mundësi ligjore për të rivlerësuar testet tashmë të notuara të nxënësve, gjë që ishte rekomandimi i Komisionit Shtetëror për Provimin e Maturës. Ata thonë se nuk mund të mbyllin sytë para faktit se rreth 200-300 nxënës kanë dhënë të njëjtën përgjigje të pasaktë në 21 pyetje. Ata propozojnë që të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me notën e fituar, të mund t’i nënshtrohen provimit të maturës eksterne në një termin shtesë – më 13 qershor.

Megjithatë, nga Ministria e Arsimit njoftuan se presin që Qendra e Provimeve të vazhdojë me zbatimin e rekomandimit për rivlerësimin e testeve të nxënësve që nuk e kanë dhënë provimin e maturës në gjuhët matare. Ministria thekson se qëndrimi i Komisionit Vlerësues për caktimin e një afati shtesë për dhënien e testit nuk është në përputhje me rregulloren. Ata kujtojnë se Komisioni Shtetëror për Provimin e Maturës në seancën e kaluar i ka rekomanduar Qendrës së Provimeve që Komisioni vlerësues të rivlerësojë testet e nxënësve që nuk e kanë dhënë provimin, çka është në përputhje me praktikën e  mirë pedagogjike, duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave dhe rëndësinë të këtij provimi për nxënësit.

Nga ministria theksojnë se në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, do të nisin procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së të gjithë pjesëmarrësve në procesin e organizimit të provimeve eksterne.

 

  • 1

    Radio