Politikë Më shumë

Cetinë: Bisedimet për koalicion javën e ardhshme

Prej tvteuta09:55, 9 Dhjetor 2017

Bisedimet për formimin e koalicionit në mes Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratëve në Cetinë , pritet të fillojnë javën e ardhshme, kur nënkryetari Damir Shehoviq të kthehet nga Shtetet e Bashkuara.

Shehoviq është kryesuesi i grupit negociator të Socialdemokratëve për zhvillimin e bisedimeve. Në Cetinë pushtetin lokal deri tani e mbante Partia Demokratike e Socialistëve, por pas zgjedhjeve lokale, në të cilën fituan 16 mandate, ato nuk kanë  numrat ta formojnë pushtetin vetëm, prandaj u duhet edhe një partner tjetër.

  • 1

    Radio