Aktuale Më shumë

Çështja “Galeb”: Padi ndaj ish ministrit Neneziq, administratorit Jakshiq

Prej tvteuta10:06, 15 Nëntor 2017

Prokurori i përgjithshëm Faruk Resulbegoviq, ka ngritur padi penale ndaj ish ministrit të turizmit Predrag Neneziq, ish zv.ministrit Nebojsha Popoviq dhe administratorit të atëhershëm të Rivierës së Ulqinit Miomir Jakshiq, shkruan Vijesti. Ato akuzohen për neglizhencë në punë dhe kryerje të veprës penale pasi gjatë privatizimit të hotelit Galeb kanë dëmtuar buxhetin e Malit të Zi për më shumë se 1 milionë euro.

Sipas burimeve joformale të kësaj gazete, hetimi me siguri  do të shtrihet edhe në shefin e Kadastrit të Ulqinit Xhevdet Çapriq, i cili dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka bërë regjistrimin në katastrin e patundshmërive të hotelit Galeb, edhe pse ai nuk ekziston. Neneziq, Popoviq dhe Jakshiq akuzohen se nuk kanë respektuar obligimet nga kontrata themelore , që ka të bëjë me kontrollin e pëmbushjes së obligimeve nga kompania “Rokshped” për rikonstruktimin e “Galebit”.

Më herët është kumtuar se nën hetim janë edhe ish kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe sekretari i atëhershëm për urbanizëm Nazif Hoxhiq, të cilët janë dëgjuar në rolin e dëshmitarëve.

  • 1

    Radio