Rajoni/Bota Më shumë

Ceremonia e varrimit të Albright, Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në SHBA

Prej tvteuta12:11, 26 Prill 2022

Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti, pritet të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ajo vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.

  • 1

    Radio