Ekonomi Më shumë

CENTRALI ELEKTRIK ME ERË DO TË FILLOJNË PUNËN EKSPERIMENTALE

Prej tvteuta17:15, 27 Mars 2019

Fillimi I punës eksperimentale të centralit elektrik me erë në Mozhurë, është planifikuar kah fundi I muajit mars, kurse rezultati I deritashëm I testimit funksional të 23 gjeneratorëve me erë, është pozitiv, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë për “Dnevne novine”.

Ata theksojnë se presin vërrtetimin dhe raportin nga inspekcioni energjetik, me qëllim që objekti energjetik në Ulqin të fillojë fazën e prodhimit testues. Pas kësaj faze Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit do të jap lejen e përdorimit për parkun e centralit elektrik me erë në Mozhurë, investitor I të cilit është ndermarrja nga Malta Enemalta plc, kurse kryerësi kryesorë I punëve është ndërrmarrja kineze Shangai Electric Power Engineering. Deri tani nga investimet e planifikuara prej 89 milion euro, janë investuar rreth 86 milion euro,kurse toka është dhënë me qira në afatin kohorë prej 20 vitesh, ku për cdo vit do të bëhet pagesa prej 186 mijë euro.

  • 1

    Radio