Sociale Më shumë

CEDIS të koordinohet me Komunën për punimet që kryen

Prej tvteuta15:38, 12 Shkurt 2018

Sot në kabinetin e kryetarit u mbajt një takim në mes zyrtarëve të Komunës dhe përfaqësuesve të Shpërndarjes së Eenergjisë të Malit të Zi. Në takim u fol për investimet që është duke bërë CEDIS në komunën e Ulqinit, si dhe për rrjedhën e punimeve në ndërtimin e trafostacionit ,,Ulqini i Ri,, në Pinjesh. Në takim ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i kompanisë Intermost, që është duke kryer punimet.

Përfaqësuesit nga CEDIS njoftuan zyrtarët komunal që këtë vit planifikohet investim në rrjetin primar dhe sekondarë në vlerën 1.250.000 euro, nga të cilat investimi më i madh do të jetë në vendosjen e kabllos 10kv nga ndërmarrja komunale deri në fushë të Ulqinit dhe në Plazhin e Madh në drejtim të Adës. Përfaqësuesit e komunës patën vërejtje në mënyrën e zhvillimit të punimeve në ndërtimin e trafostacionit ,,Ulqini i Ri,, dhe për moskoordinimin e duhur të punimeve, pasi shumë rrugë në të cilat janë vendosur kabllot nuk rikthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, por shkohet me hapje të reja të rrugëve, duke sjellur pothuajse në bllokadë të përgjithshme komunikacionin në qytet. Në takim u ra dakort që mos të vazhdohet me punime derisa rrugët mos të sanohen dhe të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme.

  • 1

    Radio