Aktuale Më shumë

“CEDIS nuk do të kërkojë rritje të faturës së energjisë elektrike”

Prej tvteuta18:46, 23 Nëntor 2022

Pavarësisht nga qëndrimet e Agjencisë së Rregullatorit për Energji, CEDIS nuk do të kërkojë rritje të komponentëve të faturës së energjisë elektrike, tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të CEDIS, Rajko Radosheviq.

Siç njoftoi Radosheviq, Bordi i Drejtorëve të CEDIS mbështet fuqishëm politikën e menaxhmentit të Elektroenergjisë së Malit të Zi për të mos e rritur çmimin e energjisë elektrike për qytetarët e Malit të Zi.

Prandaj, thotë Radosheviq, është në interes të CEDIS që të mbrojë qytetarët dhe të veprojë në përputhje me politikën pragmatike të biznesit të kompanisë.

  • 1

    Radio