CEDIS lajmëron rastin në Krruç. Shtylla është shkullur, telat pezull

Prej tvteuta20:17, 19 Shkurt 2022

Në kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike, CEDIS, ankohen se janë duke pësuar dëme të mëdha si pasojë e investitorëve të papërgjegjshëm të cilët pa lejet e duhura intervenojnë edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë. Një nga rastet që ata cekin është edhe në vendbanimin Krruç të Ulqinit, ku sipas kësaj kompanie, investitori ka shkulur nga vendi shtyllën e rrymës dhe si pasojë telat së bashku me shtyllën kanë rënë në ballkonin e objektit fqinj.

Rastë të  tilla thonë ata ka edhe në qytetet e tjera dhe për këtë kanë njoftuar edhe organet përkatëse.

  • 1

    Radio