Aktuale Më shumë

“Çdo votë për rrëzimin e Qeverisë do të thotë kthim në të vjetrën”

Prej tvteuta12:37, 8 Gusht 2022

Qeveria e Malit të Zi arriti rezultate të lakmueshme në njëqind ditët e para dhe kryeministri i saj Dritan Abazoviq tregoi guximin për të marrë vendime të mëdha dhe për të zgjidhur problemet të cilat janë prej dekadash, dhe çdo ndryshim në një kurs të tillë politikash do të kishte pasoja negative për zhvillimin e mëtejshëm dhe progresin e Malit të Zi, tha nënkryetari i URA-s dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq. Prandaj, siç shtoi ai, çdo deputet që voton për rrëzimin e Qeverisë më 19 gusht duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat politike dhe ekonomike të një vendimi të tillë.

“Çdo votë për rënien e qeverisë do të thotë kthim në rrugët dhe çështjet e vjetra që rëndojnë shoqërinë (siç është Marrëveshja Themelore, e cila tani është cështje e kryer), dhe Mali i Zi nuk ka kohë të presë për një dekadë tjetër të humbur në të cilën do të ndaheshin në baza kombëtare, t’i kthehen politikave katastrofike ballkanike”, tha Gjuroviq.

Pasojat ekonomike të krizës së ardhshme të paralajmëruar për vjeshtën, shton ai, mund të jenë serioze dhe shumë negative dhe përgjegjësia e çdo deputeti është të shikojë mirë se në çfarë problemi mund të jetë një vend pa qeveri.

“Institucionet shtetërore në mandatin e tyre teknik nuk mund t’i përgjigjen në mënyrën e duhur problemeve të krizës. Masa e atdhedashurisë është kujdesi për qytetarët dhe rrugën evropiane të shtetit dhe nuk dua të besoj se ka njeri në parlament që do ta vërë në dyshim këtë për hir të interesit partiak. Përgjegjësia është para të gjithëve”, ka përfunduar Gjuroviq.

  • 1

    Radio