Aktuale Më shumë

Gati për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën nr.5. Filipoviq: Presim që çdo gjë të shkojë mirë

Prej tvteuta17:42, 5 Prill 2022

Qendra e votimit numër 5,e njohur më mirë si vendvotimi tek restoranti “Palma”, nesër do të jetë në qendër të interesit të publikut dhe pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale. Kujtojmë se votimi në këtë qendër do të përsëritet për shkak të kundërshtimeve të koalicionit “Fillim i ri”. “Komisioni në këtë vendvotim i ka mundësuar që një personi të votojë edhe me letër edhe në qendrën e votimit. Lejimi i votuesve  për të votuar dy herë është në vetvete një paligjshmëri që sjell anulimin e zgjedhjeve në vendvotim”, thuhet në ankesën e dorëzuar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve Ulqin. Në këtë qendër votimi të drejtën e votës më 27 mars e ushtruan 448 qytetarë nga 772 votues të regjistruar, nga të cilët 431 në vendvotim dhe 17 prej tyre kanë votuar me letër. Koalicioni UDSH-LDMZ  mori më së shumti vota 146, afër ishte “Fillim i ri” me 142, Forca dhe koalicioni PDS-PB nga 67, ndërsa Demokratët morën 16 vota.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Vlladimir Filipoviq, tha se anëtarët e komisionit në këtë vendvotim po trajnohen nga zyrtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe shpreson se çdo gjë do të shkojë sipas rregullit. Ai shtoi se ditën e zgjedhjeve me të arritur materiali zgjedhor kanë 72 orë afat kohor të shpallin rezultatin final, nëse nuk ka ankesa eventuale.

  • 1

    Radio