Aktuale Më shumë

“Çdo ditë në pushtet ka rëndësi për punësime dhe shpenzime të parave”

Prej tvteuta15:20, 3 Dhjetor 2022

Duke komentuar reagimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, në të cilin thuhet se kanë paraqitur kundërshtime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kërkojnë përfshirjen e SDT-së, Janko Odoviq nga Lëvizja Evropa Tani u tha atyre se çdo ditë në pushtet është e rëndësishme për PDS-në, dhe se ata nuk e dinë se çfarë është ligjshmëria.

Komisioni i Partisë Demokratike të Socialistëve të Kryeqytetit njoftoi se për shkak të tentativës së gjashtë prej 13 anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, si dhe emërimit të Kryetarit të Komisioni Zgjedhor parashtroi dy kundërshtime në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, “që dhuna ligjore të mos shkaktonte pasoja të dëmshme për interesat e qytetarëve të Podgoricës”.

“Përkthimi i njoftimit të PDS-së: Ndërkohë që në kryeqytet punësohen çdo ditë 20 “vota të sigurta” të PDS-së dhe satelitëve të saj, ndërkohë që kontestohen tenderët me miliona dhe shpenzohen furishëm paratë e qytetarëve, çdo ditë në pushtet është e rëndësishme. Ligjshmëria? Çfarë ishte kjo!”, ka shkruar Odoviq.

  • 1

    Radio