Çavusoglu takohet me Markoviq: Marrëdhënie të shkëlqyera në mes dy vendeve
Prej tvteuta17:37, 11 Shkurt 2020
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u takua edhe me kryeministrin e vendit Dushko Markoviq. Në takim të dyja palët vlerësuan marrëdhënet e mira në mes dy vendeve të cilat janë shembull për rajonin. Ministri turk theksoi se Turqia po kryen investime të shumta në Mal të Zi, për çka dëshmojnë edhe projektet e realizuar nga agjencia TIKA. Markoviq nga ana e tij shprehu besimin se Mali i Zi do të vazhdojë të jetë destinacion atraktiv për investimet turke, me theks të veçantë në investimet në aeroporte, për të cilët kompanitë turke veç kanë treguar ineteres.