Politikë Më shumë

Capuni: Shpreh indinjatën ndaj tallallëve te pazarit dhe llapaqenëve të sofrave të errëta

Prej tvteuta17:47, 19 Qershor 2019

Sot vazhdoi  seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e cila ka fillur me datën 29 maj 2019. Menjëherë në fillim të hapjes së seancës, Kryetari i Kuvendit  Dr Ilir Çapuni  theksoi edhe vërejtjet që ka në interpretimin e kumtesës së kryetarit të Komunës. Në vazhdim mund të lexoni reagimin e plotë të kryetarit Çapuni:

“Fillimisht dua të shpreh indinjatën e thellë me disa shkrime në tallallët e pazarit dhe nga llapaqenët e sofrave të errëta të cilët disa herë të cilët e kanë keqinterpretuar kumtesën e kryetarit të komunës lidhur me pakënaqësinë që ka me punën e kuvendit . Lidhur  me këtë si person i cili përfaqëson këtë institucion të cilit qytetarët i kanë deleguar pushtetin, dua të ju bëj me dije që efikasiteti i kuvendit varet nga kualiteti i materialit të propozuar për rend të ditës. Edhe unë, edhe ju, edhe shërbimi i kuvendit, të gjithë së bashku me kulturë e gjentilesë i kemi  tejkaluar  vonesat, mangësitë dhe orteqet  e materjaleve heshturazi. Ama kjo kulturë dhe gjentilesë, nuk do të thotë që të tjerët mund të shpifin dhe flasin të pavërrteta përderisa neve si këshilltarë marrim përgjegjësitë të cilat na janë garantuar me kushtetutë, ligj, statut dhe rregullore.  Ju siguroj që derisa të jem në krye të këtij institucioni, e drejta e këshilltarit për të folur drejtë apo shtrembër , qendruar drejtë apo shtrembër nuk do të ju cënohet  nga askush”, u shpreh  kryetari  Çapuni.

Mbledhja e kuvendit do të vazhdojë punën neser në ora 11.00.

  • 1

    Radio