Politikë

Politikë Më shumë

Çapuni: Seancë e jashtëzakonshme për rebalanc dhe Pyllin e Pishave

Prej tvteuta24 October 2019

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, konfirmoi për TV Teuta se ditën e hënë do të mbahen dy mbledhje të Kuvendit Komunal, ajo e zakonshme dhe mbledhja e jashtëzakonshme. Në rend të ditës së kësaj të fundit do të jetë rebalanci i buxhetit dhe kalimi i pronësisë së Pyllit të Pishave në Qeverinë e Malit të Zi. Në lidhje me vendosjen në rend të ditës së iniciativës së qytetarëve të përkrahur më rreth 700 nënshkrime për moratorium në ndërtim në kët zonë, Çapuni tha se ajo i ka kaluar këshillat e Kuvendit por nuk është dërguar si propozim nga ana e ekzekutivit.