Politikë Më shumë

Çapuni: Përkundër premtimeve nga Qeveria, investimet në Ulqin kanë stagnuar

Prej tvteuta09:44, 9 Shkurt 2020

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilit Çapuni, ishte i ftuar për intervistë në televizionin News24 ku foli për situatën e përgjithshme në Mal të Zi, sidomos lidhur me debatet që ka krijuar ligji për liritë fetare. Çapuni tha se ligji si ligj është liberal dhe demokratik por në pakënaqësinë e popullit ka ndikuar edhe situata jo e mirë ekonomike dhe problemet e tjera me të cilat përballet vendi. Në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, Çapuni tha se fatkeqësisht investimet kapitale në viset ku ata jetojnë kanë stagnuar, përkundër premtimeve nga Qeveria e Malit të Zi se ata nuk do të mungojnë.

  • 1

    Radio