Çapuni : Nxënëset e Sh. F “Marko Nuculloviq” kanë një rrugë të ndritur para vetes
Prej tvteuta17:12, 9 Prill 2019
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dr Ilir Çapuni vizitoi sot shkollën fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj. Shkak i kësa vizite ishte pikërisht suksesi i arritur nga tri nxënëset e kësaj shkolle në garat në mikrobite të cilat u mbajtën në Beograd ku nxënëset zunë vendin e tretë. Çapuni njëheri jo vetëm në rrolin e kryetarit të Kuvendit Komunal por edhe si kryatarë i jurisë së ICT Avards u shpreh se puna e nxënëseve dhe e arsimtarit të tyre, por edhe e gjithë stafit të shkollës është për tu lavdëruar. Nxënëset më nuk do të mbesin pa u promovuar por në të ardhmen do të jenë pse jo edhe pjesë e ICT Avards. Rruga e tyre tashmë është e hapur për tu bërë pjesë e garave dhe projekteve edhe më të mëdha, tha ndër të tjera Çapuni. Drejtori i shkollës në fjalë Dul Asllani u shpreh se ato do të vazhdojnë të punojnë dhe të arsyetojnë me punë çdo mbështetje që u vjen nga Komuna e Ulqinit.