Aktuale Më shumë

Çapuni njofton emërime të reja të institucioneve në Ulqin dhe ngritjen e përmendores së Skënderbeut

Prej tvteuta13:01, 18 Janar 2023

Nënkryetari dhe këshilltari i Forcës së Re Demokratike, dr.Ilir Çapuni, njoftoi disa vendime me rëndësi lidhur me emërimet e reja të institucioneve në Ulqin. Përveç kësaj, ai njoftoi edhe ngritjen e shumëpritur të përmendores së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
“Më mirë vonë se kurrë!
Me iniciativën e këshilltarëve, këtë vit do të:
1) Ngritet përmendorja Gjergj Kastriotit Skenderbeu
2) Do të emërohet Qendra për Kulturë „Hafiz Ali Riza Ulqinaku”
3) Do të emërohet Biblioteka “Dom Gjon Buzuku”
4) Do të emërohet godina e maternitetit me emrin e Dr. Shuajb Resulbegoviq
5) Do të emërohet Shkolla e Muzikës „Qamil Qamo Gorana”
6) Do të vendoset busti i Mirko Srzentiqit përpara Shërbimit të Policisë
7) Do të vendoset pllaka në përmendoren e Pinjeshit me emrat e të rënëve në bombardim të Ulqinit më 7.11.1943
Ju falemnderit: Genc Nimanbegu, Asllan Llunji, Haxhi Sulejmani, Qemal Bajri, Mustafë Bardhi, Fitim Dragoviq, Ardijan Mavriq dhe Ilir Harasani për pëkrahjen.”- shkruan Çapuni në Facebook.

  • 1

    Radio