Politikë Më shumë

Çapuni: Kuvendi ka treguar efikasitetin maksimal të mundshëm

Prej tvteuta09:08, 5 Janar 2020

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, tha për TV Teuta se gjatë vitit të kaluar ky organ legjislativ ka miratuar disa vendime me mjaft rëndësi për qytetin, siç është mbrojtja e Kripores apo formimi i ndërmarrjes së parkimit, por ka pasur edhe vendime për të cilët nuk ka pasur marrëveshje apo përkrahje të gjithanëshme, siç është shitja e pronës në Ranë apo e një pjese të Pyllit të Pishave. Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar Kuvendi Komunal ka treguar efikasitet masksimal nga ana e tij, por ecuria e punës është varur kryesisht edhe nga efikasiteti i ekzekutivit. Gjatë këtij viti vendi shkon në zgjedhje të rregullta parlamentare, prandaj pritet që kjo të ndikojë edhe në situatën politike në Ulqin dhe detyrimisht edhe në punën e Kuvendit, tha Çapuni.

  • 1

    Radio