Çapuni: Iniciativa për karantinë në kundërshtim me Statutin e Komunës
Prej tvteuta09:15, 1 Mars 2020
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, tha për TV Teuta se në mbledhjen e kolegjiumit të mbajtur ditën e premte, të gjithë subjektet politike janë deklaruar kundër vendosjes së karantinës në Zogaj të Ulqinit, dhe se për këtë javën që vjen është në plan edhe mbajtja e Kuvendit Komunal. Sipas Çapunit, hapja e karantinës në Zogaj do të ishte edhe në kundërshtime me ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës, sipas të cilit me situatën lidhur me sëmundjet infektive duhet të merret pushteti lokal. Në mbledhjen e Kuvendit pritet që të sillen përfundime në lidhje me këtë iniciativë të ministrisë së shëndetit, të cilët do të jenë të obligueshme edhe për pushtetin qendror.