Aktuale Më shumë

Çapriqi: Ulqinit nuk i duhen më fjalë e premtime boshe

Prej tvteuta15:22, 17 Mars 2022

KONFERENCË PËR MEDIA

 

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ulqinit!

Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të Forcës!

Njerëz të ndershëm të këtij qyteti!

 

 

Edhe 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit.

Forca e Re Demokratike edhe kësaj here, del para jush, me ekipin ma të mirë të vajzave dhe djemve të këtij qyteti.

Dalim  para qytetarëve dhe përkrahësve tanë, të bindur, se jemi duke Ju ofruar dhe paraqitur, ofertën ma të mirë, për ta udhëhequr komunën tonë në katër vitet e ardhshme.

Dalim në këto zgjedhje, të bindur më tepër se kurrë, se kemi të drejtë të kërkojmë përkrahjen dhe mbështetjen tuaj,  falë punës   dhe aktivitetit tonë  të deritanishëm, të bazuar në ndershmëri e përkushtim në funksion të plotësimit të nevojave të qytetarëve tanë.

 

Të nderuar qytetarë,

 

Sot,  sikur është në modë të manipulohet me emocionet e votuesve dhe të masës.

Po shohim këto ditë, tubime elektorale populiste me premtime pompoze, duke  premtuar  zhvillim e investime marramendëse, thua se këta që premtojnë dhe kërkojnë përkrahjen tuaj,  nuk janë po ata të cilët ishin e janë edhe sot pjesë e pushtetit dhe funksioneve publike.

Ata jo vetëm që  nuk bënë ndonjë vepër konkrete për të mirën e qytetit,  por përkundrazi në shumë aspekte e dëmtuan dhe                 e penguan zhvillimin e tij, abuzuan me pasuritë dhe të mirat publike, prishën thellë imazhin e qeverisjes së mire dhe imazhin      e Ulqinit si qytet.

 

Qytetarë të nderuar,

 

Ky qytet nuk mund të vazhdoje më kështu!

Këtij qyteti nuk i duhen ma fjalë e propaganda boshe.

Ky qytet ka nevojë për punë dhe projekte konkrete.

Udhëheqja e ndershme dhe transparente në funksion të gjithë qytetarëve, reformimi i mirëfilltë i administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike, mire menaxhimi i pasurisë dhe financave publike, lufta kundër korrupsionit, planifikimi i qëndrueshëm urban dhe  hartimi i planeve e projekteve konkrete infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve, vend parkimeve, parqeve dhe hapësirave publike,

thithja e investimeve të huaja, mbrojtja e mjedisit dhe pasurive natyrore, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë tonë kulturore, janë disa nga objektivat tona, për t’i kthyer Ulqinit imazhin e munguar të një qyteti të zhvilluar,  funksional dhe të jetueshëm për të gjithë.

 

Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Forcës së Re Demokratike,

 

Ne besojmë fuqishëm në këto vlera e synime, prandaj kërkojmë  mbështetjen tuaj në mënyrë që me punë, dije, përkushtim dhe ndershmëri, këto vlera  t’i bëjmë realitet.

 

Votoni Forcën e Re Demokratike.

 

Votoni ndershëm dhe drejtë!

 

 

 

Nënkryetar i Forcës së Re Demokratike

Kandidat për këshilltar

  • 1

    Radio