Sociale Më shumë

Çapriq akuzohet për bashkëpunim në mashtrim

Prej tvteuta10:03, 9 Dhjetor 2017

Shefi i Kadastrit në Ulqin, Xhevdet Çapriq, akuzohet se i ka mundësuar afaristit nga Ulqini Mujo Rexha, që në mënyrë të padrejtë të përfitojë me shitjen dy herë të një banese në lagjen Pinjesh. Sipas akuzave të ngritura nga prokurori Faruk Resulbegoviq, Çapriq me 2 dhjetor 2011 ka marrë kërkesën nga noterja Iliriana Ismailaga për regjistrimin e banesës në emrë të kosovarit Selatin Krasniqi, i cili e kishte blerë nga Rexha, por Çapriq këtë nuk e ka nisur për evidentim deri me 13 janar të vitit tjetër.

Në ndërkohë, Çapriq për të njëjtën banesë me 15 dhjetor ka marrë kërkesën e noterit Gzim Kalabrezi për regjistrim në emër të shtetasit Fadil Elezoviq, çka edhe e bën katër ditë më pas me 19 dhjetor. Çapriq akuzohet se kërkesën e noteres Ismailaga, me qëllim e ka mbajtur për vete, duke i krijuar mundësi afaristit Rexha që ta shesë banesën dy herë.

  • 1

    Radio