Aktuale Më shumë

Cani Lazoja emërohet drejtor i Qendrës për Kulturë

Prej tvteuta16:04, 1 Gusht 2022

Sot, Këshilli drejtues i Qendrës për Kulturë,  emëroi Cani Lazoja – anëtarin e Këshillit Qendror të Forcës, në krye të NP Qendra për Kulturë.
Cani Lazoja lindi më 4 maj 1978. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Ulqin. Studimet themelore i përfundoi për Turizmin nautik, kurse studimet master për Kulturën mediterane pranë Universitetit Adriatik.
Është artist i pavarur – kantautor. Ka publikuar 10 albume muzikore të edituara në produksione mbarëkombëtare, autor dhe realizues i disa emisioneve dhe filmave dokumentarë -televiziv.
Është organizator i shumë manifestimeve në qytet, anëtar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “ART Club” në Ulqin dhe kryetar i “Odës së Artistëve” në Ulqin.
Prej vitit 2014-2018 ishte kryetar i Komisionit për kulturë, media dhe sport pranë KKSH-së.
Është anëtar i Forcës së Re Demokratike që nga themelimi.

  • 1

    Radio