Politikë Më shumë

Camaj: Nuk ka dyshime për suksesin ekonomik të Komunës së Tuzit

Prej tvteuta08:59, 21 Korrik 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, tha për TV Teuta se në këtë periudhë , pa marrë parasysh pengesat fillestare, Komuna e Tuzit e ka dëshmuar se mund të fnancohet nga resurset e veta. Sipas tij, të gjithë ata që kanë shprehu skepticizëm për suksesin e Tuzit si komunë e pavarur, kryesisht për shkaqe ekonomike, kanë qenë të prirur jo nga brengosja për qytetarët por në parim kanë qenë kundër formimit të kësaj komune. Ai shtoi se marrëdhëniet në mes partnerëve të koalicionit janë shembullore dhe nuk ekziston asnjë arsye që të mos vazhdojnë në këtë frymë edhe në të ardhmen.

  • 1

    Radio