Politikë Më shumë

Cakaj u takua me lideret politik, premtimet vazhdojne…

Prej tvteuta20:21, 17 Dhjetor 2019

Perfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi me ftesë të Minstrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, zhvilluan takimin e dytë i cili si temë kryesore kishte legjislacionin zgjedhor si dhe shpalosjen e problemeve me të cilat populli shqiptarë në Mal të Zi vazhdon akoma të përballet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua mbi format e bashkëpunimit dhe forcimit të faktorit shqiptar në Mal të Zi si piknisje e bashkimit të plotë të përfaqësuesve politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Nga ky takim sipas prononcimit per TV Teuta te kryetarit te KKSH-se Faik Nika, rezulton se parimisht të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi e përkrahin idenë që në zgjedhjet e ardhshme të dalin së bashku.

Nese bëjmë krahasime me zgjedhjet e mëparshme të cilave poashtu u paraprinin takime të tilla me zyrtarët e lartë nga Shqipëria dhe Kosova, ky bashkim i  subjekteve dhe trupit votues shqiptarë per zgjdhjet e ardhshme parlamentare do të mbetet çështje e hapur deri në mbrëmjen e dorezimit të listes/ave zgjedhore, ne ora 23.55 minuta.

  • 1

    Radio