Politikë Më shumë

Cakaj premton ndihmë për shqiptarët në komunën e Tivarit

Prej tvteuta19:54, 28 Dhjetor 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri të ditur se pas ndihmës për bibliotekat shqipe në shkollat e Tuzit dhe hapjen e librarisë në Ulqin, do të ketë ndihmë edhe për projekte të tjera të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. “Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.  Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.”, thuhet në postimin e ministrit Cakaj.

  • 1

    Radio