Byroja e Punësimit: Në Ulqin 99 persona në trajnim profesional
Prej tvteuta18 March 2017
Për të pestin vit rradhazi, të diplomuarit me arsim të lartë në Mal të Zi të cilët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë trajnimin në profesionin e tyre, kanë mundësi ta kryejn atë në komunën amë ose në ndonjë qytet tjetër në Mal të Zi. Këshilltarja e pavarur pranë  Byrosë së Punësimit Danijela Klikovac, tha në një intervistë në TV Teuta se çdo gjë shkon sipas planit, pa ndonjë vonesë. Të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë punëdhënësit, si nga sektori shtetëror ashtu edhe nga ai privat. Në komunën e Ulqinit, trajnimn profesional janë duke e kryer 99 persona,56 në institucionet shtetërore dhe 42 në sektorin privat. Ky lloj i trajnimit profesional deri më tani është pritur mirë si nga punëdhënësit ashtu edhe nga të diplomuarit. Trajnimi profesional zgjat nëntë muaj dhe numri i përgjithshëm i të diplomuarve universitarë që janë duke e kryer atë në Mal të Zi është 3439.