Aktuale Më shumë

Buxheti i vitit 2023 në nivel rekord. Murati: Situata stabile financiare, garant i realizimit

Prej tvteuta15:49, 22 Nëntor 2022

Ulqini në vitin 2023 do të ketë një buxhet rekord prej rreth 17 milionë euro, ku spikat ai kapital me mbi 8 milionë, ndërsa planifikohen edhe ndarje të larta për ndërmarrjet publike që varen nga buxheti i Komunës për funksionim normal. Ky është thelbi i draftit të prezantuar në shqyrtimin qendror publik që u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal. Sekretari për buxhet fhe financa, Arian Murati, thotë se në ditët e kaluara kanë pasur takime me shumë shoqata , studentë dhe përfaqësues të bashkësive lokale, prej të cilëve kryesisht kanë marrë lëvdata për përpilimin e buxhetit.

Buxhetet e Komunës së Ulqinit tradicionalisht kanë qenë vetëm fontanë e dëshirave, me realizim që shkontë nga 40 deri në 60%, kryesisht për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale. Kësaj radhe Murati premton se do të jetë ndryshe, e garant për këtë është realizimi i mirë i të hyrave dhe situata stabile financiare.

Ndarjet për ndërmarrjet publike lokale zakonisht kanë qenë në qendër të kritikave për shkak se ato shpesh nuk mjaftonin as për rrogat e rë pumësuarve. Kësaj radhe ndarjet janë më të larta po situata e tyre është aq e rëndë sa me siguri nuk do të mund të zgjidhë hallet e tyre. Murati thotë se ato duket të kenë mirëkuptim, pasi problemet e akumuluara për vite, nuk mund të zgjidhen për disa muaj.

Në Sekretariatin për Investime kapitale janë të kënaqur me shumën e parashikuar për nvestime, ku ai më kryesori do të jetë projekti i rikontruktimit të rrjetit të ujësjellësit. Sekretari Minir Karamanaga, thotë se përveç këtij projekti, do të ketë edhe investime të tjera të karakterit më të vogël.

Një nga sekretariatet e rinj që u formuan me ardhjen e pushtetit të ri, është ai për sport dhe kulturë, sfera mjaf tët ndjeshme, të cilat pa financime nga Komuna nuk mund të funksionojnë. Ndarjet për to me këtë buxhet janë mjaft të larta, e mbetet për tu parë nëse do të realizohen deri në fund.

Sekretari Artan Çoba thotë se shuma prej rreth 700.000 eurove e ndarë për këtë sekretariat, siguron fiancim stabil të aktiviteteve sportive dhe kulturore në vitin 2023, ndërsa organizime do të ketë edhe në vitin aktual. Në ditët në vijiim , tha ai, na presin organizimet për festat e nëntorit, ndërsa ka plane edhe për Vitin e Ri.

 

  • 1

    Radio