TURIZËM Më shumë

Bushati : Pas Ramazanit presim vizitueshmëri të mirë

Prej tvteuta17:12, 28 Maj 2019

Nga 18 prilli hoteli “Albatros “i ka hapur dyert e veta për këtë sezon turistik .Gjatë gjysmës së dytë të prillit dhe fillimit të majit  kapacitetet e këtij objekti për disa ditë ishin të mbushura, kurse aktualisht në hotel janë duke pushuar  rreth 20 persona, kryesisht nga Rusia. Drejtori ekzekutiv i këtij hoteli Xhemal Bushati, tha për televizionin Teuta se këtë vit janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura si nga ana riparimeve të dhomave, ashtu edhe nga sigurimi i fuqisë punëtore sezonale, ku problematike për tu siguruar vijon të jenë profilet kuzhinjier, kamarier,si dhe pastruese për mirëmbajtjen e dhomave. Në këtë drejtim duhet të punohet për të kualifikuar kuadro të rinj të këtyre profileve, tha drejtori Bushati,  cili shprehu optimizmin se sezoni do të jetë i suksesshëm.

  • 1

    Radio