Aktuale Më shumë

Buffon,shume afer rekordit historik

Prej tvteuta16:35, 12 Mars 2016

Rekordet janë bërë për t’u thyer, por kur atë e bëjnë emra legjendarë, ato marrin një vlerë më të madhe.Portieri i Juventusit Gigi Buffon është vetëm 3 minuta larg një rekordi historik në futbollin italian, për minutat pa pësuar gol. Edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, atë kundër Sassuolos, mbrojtësi ekstrem i bardhezinjve e ruajti të paprekur portën, duke e çuar rekordin në 926 minuta pa pësuar gol në Serie A.Për herë të fundit Buffon ka pësuar gol në Serinë A në ndeshjen me Sampdorian, më 10 janar, kur Cassano shënonte në portën e tij në minutën e 64-t të takimit. Me këtë qëndresë, Buffon ka kapërcyer një tjetër legjendë të Juves, Dino Zoff, i cili në sezonin 1972-73 e ruajti portën të paprekur për 903 minuta.Ndeshja e radhës për juventinët është derbi me Torinon, të dielën e ardhshme.

  • 1

    Radio