Politikë

Aktuale Më shumë

Budva: Verifikohen mandatet për këshilltarë, pa propozim për kryetar të Kuvendit

Prej tvteuta7 July 2024

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Budvës janë verifikuar mandatet për 33 këshilltarë të mbledhjes së re të Kuvendit të Budvës. Propozimi për emërimin e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Budvës nuk është dorëzuar. Në seancën e sotme parlamentare përveç këshilltarëve kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Budvës Jasna Dokiq, kryeadministratorja Nevenka Bozhoviq dhe i moshuari i Komunës së Budvës Savo Medigoviq, raporton RTV Budva. Për procesverbalin e KKZ-së për verifikimin e mandatit të këshilltarit ka folur më hollësisht kryetarja e KKZ-së, Gjorgjije Vujoviq. Bllazho Ragjenoviq, nga LQ URA, dha dorëheqje nga pozita e këshilltarit, ndërsa Millosh Medigoviqit iu konfirmua mandati. Parlamenti i Budvës nuk konstituohet derisa të zgjidhet Kryetari i Kuvendit Komunal. Këshilltarët janë të obliguar që deri më 6 gusht ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nëse kjo nuk ndodh, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq do të shpallë zgjedhje të reja.