Aktuale Më shumë

Brgjanin për shkarkimin e tij: Është pa baza ligjore. Do të kërkoj anulimin e vendimit

Prej tvteuta09:22, 31 Mars 2023

Ish drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Brgjanin, i cili u shkarkua nga Qeveria ditën e djeshme, tha  për RTMZ se nuk ka bazë ligjore për shkarkimin e tij.  Ai paralajmëroi se do të kërkojë anulimin e vendimit derisa gjykata të shqyrtojë vendimin e Qeverisë..

“Ligji e përcakton qartë se policia është politikisht neutrale dhe operativisht e pavarur në punën e saj. Nuk ka pasur arsye ligjore që të më shkarkojnë. Neni 16 i Ligjit për Punët e Brendshme është më se i qartë. Qeveria vendosi në mënyrë arbitrare.

Kryeministri dhe ministrat ushtronin presion në media që të jepja dorëheqjen dhe meqë nuk e bëra, ata kërkonin justifikime për të gjetur arsyet e shkarkimit tim”, tha Brgjanin. Kujtojmë se dje qeveria në vend të Brgjanin, për  ushtrues detyre të drejtorit e ka emëruar ish-shefin e Degës së Sigurisë në Budva, Nikolla Terziq.

  • 1

    Radio