Brentfordi fiton ndaj kampionit
Prej tvteuta14:19, 29 Maj 2023

Brentfordi ka fituar ndaj kampionit të Premier Leagues, Manchester Cityt. Brentfordi të dielën në ndeshjen e fundit të kampionatit të sivjetmë të Premier Leagues, fitoi me rezultatin 1:0. Ethan Pinnock e shënoi golin e fitores në minutën e 86-të.
City më herët e siguroi titullin e kampionit në elitën e futbollit anglez. E mbyll kampionatin me 89 pikë në vendin e parë.
Brentfordi përfundon në pozitën e nëntë me 59 pikë.