Sociale Më shumë

Bredhja e bagëtive të trasha në rrugë akoma problem i pazgjidhur

Prej tvteuta15:06, 2 Mars 2018

Komuna e Ulqinit ka bërë përpjekje të vazhdueshme për zgjidhjen e problemit të bredhjes së bagëtive të trasha në rruga,është përkushtuar që të gjejë një zgjidhje afatgjate të problemit në fjalë, por akoma nuk është zgjedh ky problem,i cili sipas fjalëve të kryeshefit të policisë Komunale Saubih Mehmeti  është në fazën e fundit të lëshimit të lejës së përkohshme.

Ndërkaq, Mustafë Gorana Sekretar i Sekretariatit për çështje Komunale shprehet se në bazë të vendimit, dhe analizës në terren së bashku me inspektorin e veterinarisë është konstatuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e lejes për objektin e përkohshëm ku do të vendosen bagëtit e trasha që bredhin rrugëve të Shtojit.Shumë shpejt tha ai do të pajisemi me lejen e duhur.

Problem serioz i bredhjeve të  bagëtive të trasha është edhe në zonën rurale në Anë të Malit, konkretisht në fshatin Kravar, ku një kope e konsideruar nga numri, kapërcejnë kufirin duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme bujqëve të kësaj zonë. Qytetarët e dëmtuar i drejtohen këtij shërbimi tash disa muaj ku dorëzojnë ankesat vërejtjet e tyre.

  • 1

    Radio