Kulturë Më shumë

“Break of Reality” emocionuan publikun me performancën e shkëlqyer

Prej tvteuta10:15, 14 Shtator 2019

Në ambientin e Muzeut të Ulqinit në Kala, mbrëmë u shfaq koncerti i grupit amerikan “Break of Reality”, në kuadër të festivalit muzikor ndërkombëtar “Belcanto”. Të pranishmit patën kënaqësinë që të shijojnë një miks të muzikës klasike me atë moderne të këngëve të njohura  amerikane por edhe të vendit. Pjestarët e grupit u shprehen mahnitës me bukuritë e vendit dhe ambientin skenik, si dhe falenderuan për mikëpritjen e ngrohtë. Koncerti u mundësua nga Ambasada e SHBA-së në Mal të Zi, të cilët siguruan se aktivitete të ngjajshme kulturore do të ketë edhe në të ardhmen.

  • 1

    Radio