Kulturë

Kulturë Më shumë

Brcvak jep 85 mije euro ne emisionin e Elvis Nacit

Prej tvteuta6 December 2019

Ne emisionin “Shqiptaret per shqiptare” ne News 24, emision per humanizem, ku permes grumbullimit te fondeve u vazhdua maratona humanitare per te prekurit nga termeti, ne te cilin u grumbulluan shume mjete nga shqiptaret ane e mbane botes. Ne kete emision eshte kycur drejtperdrejt edhe  Hajriz Brçvak nga Komuna e Tivarit I cili  ka bere nje donacion respektabil, ku nga buxheti personal  ka ndare 50 mije euro, kurse shtese nga bashkepunetoret e tij jane grumbulluar 10 mije euro, nga Bekim Cura 10 mije euro dhe nga miqt e tij ne Mal te Zi jane mbledhur edhe 15 mije euro, keshtu qe ne total ne xhiro llogarine per te demtuarit nga termeti, do te shkojne 85 mije euro nga Hajrizi dhe miqte e tij. Pas deklarimit te shumes imami Elvis Naci e falenderoi  zoteri Brçvak  dhe te nesermen ata u takuan ne Tivar, ne lokalin “Stara Çarshija” pronar I te ciles eshte vete Brçvak.

Hajriz Brçvak ne emision, ne lidhjen telefonike u shpreh: “E mira dhe e keqja nuk kane nacionalitet dhe fe. Veprat  e mira jane te mirepritura dhe e mira  nuk ka rendesi se nga vjen, veprat e keqija jane te keqija dhe ska rendesi nga vine”.  Brçvak eshte nje besimtar I konfesionit mysliman dhe eshte person I njohur ne Mal te Zi, I cili ne raste te shumta ndihmon pa dallim konfesioni dhe nacionaliteti. Kurse Elvis Naci eshte imami i cili nuk ka nevoje per shume fjale. Eshte imami i cili po grumbullon rreth vetes tere njerezimin vullnet mire, duke u ndihmuar njerezve qe kane nevoje, ne shume aspekte, nga ndihmat shendetesore, e deri te kulmi mbi koke per shume ata qe kane nevoje. Mision ky qe duhet ndjekur dhe perkrahur.