Rajoni/Bota Më shumë

Brazili shpall emergjencë 6-mujore, zbulohen raste të gripit të shpendëve

Prej tvteuta10:14, 23 Maj 2023

Brazili ka shpallur emergjencë gjashtëmujore përsa i përket shëndetit të kafshëve pasi janë gjetur disa raste të gripit të shpendëve tek shpendët e egër. Shtatë raste janë shfaqur në Espirito Santo, ndërkohë një tjetër është zbuluar në Rio de Zhaneiro.

Autoritetet thonë se rastet u gjetën shumë larg nga zonat kryesore të prodhimit të Brazilit në jug të vendit. Gjetja e një rasti në një fermë shpesh shkakton një vrasje të një numri të madh zogjsh dhe ndonjëherë mund të nxisë kufizime tregtare nga vendet e tjera.

Urgjenca shëndetësore është shpallur në të gjithë vendin për 180 ditët e ardhshme si masë paraprake. Shpallja e emergjencës e bën më të lehtë që të merren masa nga ana e qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit shumë infektin H5N1.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të pulës, me shitje vjetore të përllogaritur rreth 10 miliardë Dollarë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se përhapja e mëtejshme e virusit H5N1 do të duhet të monitorohet nga afër për të parë nëse ai ndryshon në një formë që mund të përhapet te njerëzit. Raste të tilla që mund të shfaqen, janë rezultat i kontaktit të ngushtë të njerëzve me zogj të infektuar.

 

  • 1

    Radio