Aktuale Më shumë

Brazili nuk i liron lojtarët e Realit më herët, pa i kryer detyrat me përfaqësuesene

Prej tvteuta18:02, 26 Janar 2022

Brazili ka thënë se nuk do ta lirojë ndonjë prej lojtarëve të Real Madridit gjatë kohës kur ata janë me detyra në përfaqësuese.

Shumë lojtarë janë në fakt me përfaqësueset e tyre. Amerika e Jugut do të ketë ndeshje për të luajtur, njëjtë siç ka Kupa e Afrikës.

Shumë lojtarë do të kenë pushim të merituar, por lojtarët e Real Madridit në veçanti, përballen me disa probleme. Ata duhet të jenë të gatshëm për lojë më 3 shkurt kur Real Madridi do të luajë në Kupën e Mbretit me Athletic Bilbaon.

Rodrygo, Vinicius Junior, Eder Militao dhe Casemiro do të jenë pjesë e Brazilit për ndeshjet e Brazilit më 27 janar kundër Ekuadorit dhe më 2 shkurt kundër Paraguait.

Real Madridi ka kërkuar nga shoqata e futbollit të Brazilit rikthimin më të hershëm të tyre, por kjo kërkesë është refuzuar.

“Nuk do t’i lirojmë lojtarët. Lojtarët duhet të jenë me ne deri në fund të periudhës së caktuar nga FIFA, më 2 shkurt”, ka thënë ndër të tjerash Junnho Paulista, koordinator i Federatës së Futbollit të Brazilit.

  • 1

    Radio