Brajoviq thërret nënat të ndalojnë protestën
Prej tvteuta16 March 2017
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq u ka bërë thirrje nënave që protestojnë para këtij institucioni, që të ndërpresin protestën dhe për problemet të bisedojnë aty ku është vendi. Brajoviq kritikoi ato të cilët votuan për miratimin e këtyre kompensimeve vitin e kaluar, duke e quajtur atë një akt të papërgjegjshëm. Ai tha se shteti ka për detyre të mbrojë jo vetëm nënat me tre ose më shumë fëmijë por edhe ato që kanë më pak. Protesta e nënave ka hyrë në ditën e 15-të, dhe prej së martës ato kanë filluar edhe grevën e urisë.