Politikë

Politikë Më shumë

Brajoviq përshëndet kthimin e FD në Kuvend

Prej tvteuta21 October 2017

Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq ka përshëndetur vendimin e deputetëve të Frontit Demokratik që të marrin pjesë në orën e kryeministrit, javën e ardhshme. Brajoviq ka thënë se, në ndërkohë, mund ta kuptojë se kthimi i Frontit Demokratik në Kuvend, në kuadër të Orës së kryeministrit, mund të ketë domethënien e ndërprerjes së përhershme të bojkotit të tyre të mbledhjeve të Kuvendit. Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka kumtuar se në orën e kryeministrit të mërkurën e ardhshme, nga kryeministri Markoviq do të kërkojë përgjigje në pyetjet lidhur me vazhdimin e përndjekjes së Frontit Demokratik.