Sociale Më shumë

Brajoviq : Lufta kundër dhunës ka rëndësi nacionale

Prej tvteuta10:17, 7 Dhjetor 2017

Lufta kundër dhunës e cilës çdo formë qoftë në veçanti kundër fëmijëve dhe femrave ka rëndësi nacionale, ka theksuar kryetari  i parlamentit Ivan Brajoviq në hapjen e seancës së shtatë të Parlamentit të gruas,që u mbajt dje në Podgoricë. Seanca e sivjetme të parlamentit të gruas të cilën e organizon Këshilli për barazinë gjinore i është kushtuar realizimit të aktiviteteve në zvoglimin  dhe eliminimin e dhunës kundër gruas dhe dhunës në familje gjatë fushatës globale,“16 ditë aktivitet kundër dhunës ndaj grave”.

Brajoviq ka theksuar se kjo fushatë tërheq vërejtjen ndaj faktit se dhuna kundër gruas të të gjitha moshave është njëra ndër dhunat më të përhapura, dhe shkelje më drastike të drejtave të njeriut në botë. Kryetarja e Këshillit për barazinë gjinore Nada Drobnjak u shpreh se në Mal të Zi duhet krijuar ambient në të cilin të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Në seancën e djeshme  anëtarët e Qeverisë janë përgjigjur në pyetjet e përfaqësuesve të asociacionit të gruas, të partive parlamentare dhe të shoqërisë civile.Nga Komuna e Ulqinit morrën pjesë përfaqësueset e Forcës së re Demokratike,Unionit demokratik të Shqiqiptarëve dhe nga sektori civil,shoqata SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës,të cilat shtruan pyetje ministrive përkatëse.

 

  • 1

    Radio