Slider Më shumë

Bozhoviq: shtyrja e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë nuk do ta rrezikojë realizimin e programit mësimor

Prej tvteuta09:31, 24 Janar 2023

Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi Radomir Bozhoviq thekson se shtyrja e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë nuk do ta rrezikojë realizimin e programit mësimor për këtë vit shkollor, dhe se ajo që është humbur do të kompensohet të shtunave.
Ai ka thënë se jemi mësuar me shtyrje, sepse në të kaluarën i kemi pasur disa herë. Ai ka theksuar se deri më tash e gjitha që është humbur është kompensuar përmes mësimit online që nuk është zgjidhje e keqe, nëse zbatohet drejt. Mësimi online mund të jetë i mirë, nëse realizohet drejt. Propozimi i im ka qenë që të gjitha shkollat një ditë në muaj të zhvillojnë mësim online, ka thënë Bozhoviq.

  • 1

    Radio