Sporti Më shumë

Bostoni fiton dramën në Miami, kampioni i Lindjes vendoset në ndeshjen e shtatë

Prej tvteuta13:15, 28 Maj 2023

Derrick White ka realizuar dy pikë për Boston Celticsin një të dhjetën e sekondat pa mbaruar ndeshja, ndërsa Boston Celtics ka triumfuar të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Miami Heatit me rezultatin 104:103, duke barazuar rezultatin 3:3 në serinë finale të plejofit në Konferencën Lindore të NBA-së.

Bostoni është në prag që të bëhet skuadra e parë në histori të NBA-së që ka përmbysur një disavantazh prej 3:0.

Ndeshja vendimtare e serisë finale mbahet të hënën mbrëma në Boston.

Jayson Tatum ishte shënuesi më i mirë te Bostoni me 31 pikë e 12 kërcime, Jaylen Brown ndihmoi me 26 pikë e dhjetë kërcime. Te Miami më efikasi ishte Jimmy Butler me 24 pikë e 11 kërcime, pasuar nga Caleb Martin me 21 pikë e 15 kërcime.

Fituesi i serisë finales së Konferencës Lindore, në finalen e madhe do të takohet me Denver Nuggetsin. Denveri triumfoi 4:0 në finale të Perëndimit ndaj LA Lakersit.

  • 1

    Radio