Sporti

Sporti Më shumë

Boston Celtics nuk lejoi befasi

Prej tvteuta19 October 2022

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown shënuan nga 35 pikë secili. Falë lojës së mirë nga ta, Boston Celtics arriti fitore në ndeshjen e parë kampionale të ligës NBA. Celtics mposhti Philadelphian me rezultatin 126:117.

Malcolm Brogdon shtoi 16 pikë në fitore, ndërsa Grant Williams e mbylli këtë ballafaqim me 15 pikë. Kampioni i Konferencës së Lindjes u drejtua nga trajneri i përkohshëm, Joe Mazzulla. Mazullas i është kërkuar që ta udhëheqë skuadrën pasi Ime Udoka u suspendua pas një hetimi të gjatë dhe u gjet fajtor për thyerjen e disa rregullave të klubit. James Harden realizoi 35 pikë – më së shumti qëkur iu bashkua Philadelphias në sezonin e kaluar, ndërsa ishte i saktë 12 herë nga 12 tentime nga gjuajtja e lirë. Ai po ashtu shënoi pesë trepikësha. Joel Embiid shtoi 16 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Tyrese Maxey e mbylli takimin me 21 pikë.