Aktuale Më shumë

Boston Celtics në finale të NBA-së

Prej tvteuta18:30, 30 Maj 2022

Boston Celtics është finalisti i dytë i plejofit të NBA-së, pasi të dielën mbrëma (sipas kohës në SHBA), mposhti Miami Heat në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare, me rezultatin 100:96.

Bostoni fitoi serinë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes me 4:3 në fitore dhe në finalen e madhe të NBA-së e pret Goldet State Warriors.

Në ndeshjen vendimtare, Bostonin e udhëhoqi Jayson Tatum me 26 pikë e 10 kërcime, ndërkohë nga 24 pikë i shtuan edhe Jaylen Brown e Marcus Smart.

Te skuadra humbëse, Jimmy Butler ishte më efikasi me 35 pikë e 9 kërcime, por këto nuk i mjaftuan Miamit.

  • 1

    Radio