Sociale

Sociale Më shumë

“Boshko Strugar”: Si të mbrohemi në shkollë nga termeti

Prej tvteuta16 December 2015

Në shkollën fillore “Boshko Strugar”, me iniciativën e Drejtoratit për gjendje të jashtëzakonshme u realizuan disa ushtrime për evakuimin emërgjent të nxënësve. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që mësimdhënësit dhe nxënësit të mësojnë si të sillen në raste emergjente, siç është termeti. Ky aktivitet vjen si rezultat i bashkëpunimit të zyrës UNICEF nga Podgorica, entit për shkollim dhe Drejtoratit për situata emërgjente me ç’rast shkolla në fjalë ka fituar planin e mbrojtjes nga termeti dhe janë realizuar ushtrimet mbi evakuim. Në ushtrimet e evakuimit kanë marr pjesë rreth 49 të punësuar dhe rreth 450 nxënës të cilët kanë pasur rastin të njoftohen me këtë dukuri , në të cilën treguan interesim të madh. Përveç shkollës fillore “Boshko Strugar” prezentimet mbi rastet e evakuimit emergjent janë bërë edhe në shkollën fillore “Marshali Tito”.