Borxhi shtetëror në fund të shtatorit 60.18 për qind e PBB-së
Prej tvteuta15:08, 7 Dhjetor 2023
Borxhi total i shtetit, pa depozita, në fund të muajit shtator arriti në 3,98 miliardë euro ose 60,18 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
“Borxhi i përgjithshëm shtetëror me depozita në fund të shtatorit arriti në 3,75 miliardë euro ose 56,6 për qind e PBB-së”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë.
Borxhi i jashtëm arriti në 3.59 miliardë lekë, ose 54.25 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arriti në 393.14 milionë euro, ose 5.93 për qind të PBB-së.
Në fund të shtatorit, depozitat arritën në 237,33 milionë euro, duke përfshirë 38,45 mijë ons ari, vlera e të cilave në fund të shtatorit ishte 67,94 milionë euro ose 3,58 për qind e PBB-së.
“Gjatë tremujorit të tretë ka pasur një ulje të borxhit të shtetit në krahasim me tremujorin e dytë për 37,71 milionë euro. Reduktimi i borxhit është pasojë e shlyerjes së rregullt të detyrimeve të borxhit dhe faktit që nuk ka pasur borxhe shtesë gjatë tremujorit të tretë. ”, thuhet në raport.
Për realizimin e projekteve në fushën e shërbimeve komunale, efiçencës energjetike, përmirësimit të infrastrukturës rrugore e të ngjashme gjatë tremujorit të tretë janë tërhequr rreth 5,96 milionë euro, ndërsa në të njëjtin tremujor nuk ka pasur hua të reja për financim buxhetor.